Bible

Connect

With Your Congregation Like Never Before

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

2 Samuel 24

:
Albanian - AL1
1 Zemërimi i Zotit u ndez sërish kundër Izraelit. Ai e nxiti Davidin kundër izraelitëve e i tha: «Shko e numëro Izraelin dhe Judën».
2 Mbreti i tha Joabit, kreut ushtrisë, ishte me të: «Shko nëpër gjitha fiset e Izraelit, nga Dani Bershebë, dhe bëj regjistrimin e popullit, di numrin e popullsisë».
3 Joabi i tha mbretit: « Zoti, Perëndia yt, e shumoftë popullin njëqindfish dhe imzot mbreti e paftë me sytë e vet! Por, pse e do këtë gjë?».
4 Por fjala e mbretit ishte e fortë se Joabi dhe krerët e ushtrisë, prandaj ata u larguan nga prania e mbretit dhe shkuan për regjistruar popullin e Izraelit.
5 Ata kaluan Jordanin dhe fushuan Aroer, jug qytetit shtrihet mes vaut, dhe pastaj shkuan Gad dhe Jazer.
6 Mandej mbërritën Gilead dhe krahinën e Tahtim Hodshiut, shkuan Dan Jaan dhe rrethinat e Sidonit
7 dhe mbërritën fortesën e Tirit dhe gjitha qytetet e hivitëve dhe kananitëve. Mandej dolën për Negev Judës Bershebë.
8 Pasi përshkuan mbarë vendin, u kthyen Jerusalem pas nëntë muajsh e njëzet ditësh.
9 Joabi i dorëzoi mbretit numrin e shënuar dhe doli se shpatën mund ta përdornin gjithsej tetëqind mijë burra Izrael dhe pesëqind mijë burra Judë.
10 Por Davidin filloi ta brejë ndërgjegjja për regjistrimin e popullsisë. Atëherë ai i tha Zotit: «Mëkatova shumë me këtë gjë bëra. Por, po përgjërohem, o Zot, liroje nga faji shërbëtorin tënd, sepse bëra marrëzi madhe».
11 Kur Davidi u ngrit mëngjes, fjala e Zotit iu drejtua profetit Gad, vegimtarit Davidit e i tha:
12 «Shko dhe thuaji Davidit se kështu thotë Zoti: po parashtroj tri gjëra. Zgjidh njërën dhe unë do ta bëj për ty».
13 Gadi erdhi te Davidi për t'i treguar e i tha: «A do bien mbi ty shtatë vjet zi buke, tre muaj arrati dhe përndjekje nga armiqtë e tu, apo tri ditë murtajë vendin tënd? Tani vendose dhe shihe vetë çfarë duhet t'i përgjigjem atij dërgoi».
14 Davidi i tha Gadit: «Jam shumë ngushtë. Le bie dorën e Zotit, sepse mëshira e tij është e madhe, por mos u rënça dorë njerëzve!».
15 Atëherë Zoti dërgoi murtajën Izrael, nga mëngjesi deri kohën e caktuar, dhe prej popullit ranë shtatëdhjetë mijë vetë, nga Dani Bershebë.
16 Engjëlli shtriu dorën kundër Jerusalemit për ta shkatërruar, por Zoti hoqi dorë nga e keqja, prandaj i tha engjëllit shkatërrimtar: «Mjaft tani! Ndale dorën!». Atëherë engjëlli u ndal te lëmi i Aranjah Jebusitit.
17 Davidi, kur pa engjëllin godiste popullin, i tha Zotit: «Ja, unë kam mëkatuar dhe jam fajtor, por këto dele çfarë kanë bërë? Le godasë dora jote mua dhe shtëpinë e tim eti».
18 Atë ditë Gadi shkoi te Davidi e i tha: «Shko e ngriji Zotit një altar lëmin e Aranjah Jebusitit».
19 Davidi shkoi, sipas fjalës kishte thënë Gadi me urdhër Zotit.
20 Aranjahu vështroi dhe pa mbretin dhe shërbëtorët e tij po kalonin. Atëherë doli dhe u përkul para mbretit me fytyrë përdhe.
21 Aranjahu i pyeti: «Përse kanë ardhur imzot mbreti dhe shërbëtorët e tij?». Davidi i tha: «Për blerë prej teje vendin e lëmit, për t'i ndërtuar Zotit një altar, largohet lëngata nga populli».
22 Aranjahu i tha Davidit: «Merre e le bëjë imzot mbreti çfarë dojë. Ja edhe mëzetërit për flitë e shkrumbimit, sharra dhe zgjedha e mëzetërve për drutë.
23 gjitha këto Aranjahu ia jep mbretit, o mbret!». Mandej Aranjahu i tha mbretit: « Zoti, Perëndia yt, pranoftë!».
24 Por mbreti David i tha Aranjahut: «Jo, dua ta blej prej teje me çmim plotë. Nuk do t'i kushtoj Zotit, Perëndisë tim, fli shkrumbimi falas». Kështu, Davidi e bleu lëmin.
25 Pastaj Davidi i ndërtoi Zotit një altar atë vend dhe kushtoi fli shkrumbimi e paqtimi. Zoti iu përgjigj përgjërimit për vendin dhe murtaja u largua prej Izraelit.